
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se opozita duhet të gjejë formulat më të mira për të konkurruar në zgjedhjet e 25 prillit, me qëllim largimin e qeverisë Rama.
Në një intervistë për Report TV, Mediu u shpreh se secila prej partive të opozitës duhet të llogarisë formulën me të cilën maksimizon votën dhe nxjerr më shumë mandate:
“Partisë Republikane i intereson të dalë e vetme me lista të hapur. Por po ta shohësh në planin opozitar, çdo lloj kostoje nga votat që nuk nxjerrin mandat, shkojnë në dëm të qytetarëve shqiptar dhe atyre që presin ndryshimin.
Opozita duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit dhe duhet që target-grupet duhet të marrin dhe votën e djathtë dhe votën e majtë dhe votën e qendrës.
Opozita duhet të gjejë rrugët elektorale më të favorshme për të larguar këtë qeveri absurde.”