Mediat botërore zbulojnë se si spiunohen gazetarët e politikanët në të gjithë botën

Nga Exit News
Mediat botërore zbulojnë se si spiunohen gazetarët e politikanët në të gjithë botën

Një hetimi i përbashkët i The Washington Post, The Guardian, Le Monde dhe media të tjera ka zbuluar se si firma izraelite NSO ka ofruar programin e saj Pegasus për të përgjuar politikanë, binzesmenë e gazetarë.

Programi Pegasus, i cili funksionon si një virus në telefon, ndezë kamerën ose mikrofonin e telefonit dhe merr të dhënat që ka në të.

Hetimi tregon se janë spiunuar më shumë se 50,000 numra telefoni, që nga viti 2016, në më shumë se 50 vende.

Në listë ishin 15,000 numra në Meksikë – mes tyre thuhet se një numër i lidhur me një reporter të vrarë – dhe 300 në Indi, përfshirë politikanë dhe gazetarë të shquar.

The Post gjeti se nën përgjim kanë qënë edhe dy gra pranë gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra në 2018 nga qeveria saudite.

Ndër numrat në listë janë ato të gazetarëve për Agence France-Presse, The Ëall Street Journal, CNN, The Neë York Times, Al Jazeera, El Pais, Associated Press, Le Monde, Bloomberg, The Economist dhe Reuters, The Tha Guardian.

Përdorimi i softuerit Pegasus për të hakuar telefonat e reporterëve të Al Jazeera dhe një gazetari marokene është raportuar më parë nga Citizen Lab, një qendër kërkimore në Universitetin e Torontos dhe Amnesty International.

Ndër të përgjuarit janë anëtarë të familjeve mbretërore arabe, të paktën 65 drejtues biznesi, 85 aktivistë për të drejtat e njeriut, 189 gazetarë dhe më shumë se 600 politikanë dhe zyrtarë qeveritarë – përfshirë krerët e shteteve, kryeministrat dhe ministrat e kabinetit.

Pjesa më e madhe e numrave të përgjuar janë në 10 vende: Azerbajxhani, Bahreini, Hungaria, India, Kazakistani, Meksika, Maroku, Ruanda, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kompania NSO e mohoi të dielën përdorimin e programit për pëgjime. “Ne i mohojmë vendosmërisht pretendimet e rreme të bëra në raportin e tyre,” tha NSO.

Ajo tha se nuk ishte “e lidhur në asnjë mënyrë” me vrasjen e Khashoggi, duke shtuar se ajo shet programin “vetëm për zbatimin e ligjit dhe agjencitë e inteligjencës të qeverive të verifikuara”.

E themeluar në vitin 2010 nga izraelitët Shalev Hulio dhe Omri Lavie, NSO Group e ka selinë në Tel A

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>