Mediu: 25 prilli ditë reflektimi për të hequr këtë qeveri

Nga Exit News
Mediu: 25 prilli ditë reflektimi për të hequr këtë qeveri

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu deklaroi se 25 prilli duhet të shërbejë si moment reflektimi për t’i dhënë fund kësaj qeverie.

Gjatë një takimi me banorët e njësive 2 dhe 4 në Tiranë, Mediu tha se:

“25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij.”

Ai tha se të gjithë qytetarët duhet t’i bëjnë pyetje vetes se a është kjo situatë e përshtatshme për të rritur fëmijët e tyre. Ai theksoi se liritë dhe të drejtat tona të respektohen nga shteti, ku të kemi një qeverisje që t`i shërbejë interesave tona dhe jo të kthehemi në shërbëtorë të qeverisë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme