Mediu: Edi Rama i ka përdorur shtresat në nevojë si një kontigjent elektoral

Nga Exit News
Mediu: Edi Rama i ka përdorur shtresat në nevojë si një kontigjent elektoral

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu në një takim shtunën me qytetarë dhe biznese deklaroi se Edi Rama i ka përdorur shtresat në nevojë si kontigjent elektoral.

Ai tha se mbi 70% e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria dhe mbi 90% e atyre që kanë studiuar jashtë, nuk duan të kthehen më në Shqipëri.

Mediu kujtoi se si për 8 vite, kryeministri Rama ka luajtur me çështjen e legalizimeve dhe duke mbajtur me premtime shumë prej qytetarëve që prisnin nga ky proces.

“Çdo njeri kërkon dinjitet, kërkon që atë që ia ka fal zoti të mos ia rrëmbejë as Edi Rama, askush tjetër. U bë një histori pa fund në Shqipëri prej 30 vitesh, legalizim, privatizim, shtet që merr rrëmben…e bën si të dojë me pronën e qytetarëve. Kjo duhet të marrë fund,” përfundoi kreu i PR.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme