Mediu fajëson qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi

Nga Exit News
Mediu fajëson qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Media ka fajësuar qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi. Në një takim me të rinjtë në zonën e Don Boskos, Mediu u shpreh se si pasojë e politkave që ka ndjekur qeveria Rama të rinjtë janë larguar nga vendi.

”Si rezultat i kësaj politike, mbi gjysëm milioni shqiptarë, të rinj dhe të reja, shokë dhe shoqe tuaja, profesionistë të zotë, janë larguar nga Shqipëria”, ka thënë Mediu.

Mediu, po ashtu, i bëri thirrje opozitës për bashkim. Ai tha se është në dorë të opozitës që të gjëjë mënyrën për të bërë bashkë gjithë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit.

”Opozita duhet të gjejë mënyrën për të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që janë. Prandaj mendoj që roli i rinisë është jashtëzakonisht i veçantë”, u shpreh Mediu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>