Mediu, Kushtetuesja i quajti masat antikushtetuese

Nga Exit News
Mediu, Kushtetuesja i quajti masat antikushtetuese

Kreu i PR, Fatmir Mediu deklaroi se Gjykata Kushtetuese shfuqizoi të gjithë urdhërin e qeverisë për ndalimin e tubimeve.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë, Mediu u shpreh se GJK i ka kërkuar qeverisë që të rishohë masat sepse janë antikushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar në tërësi urdhrin e ministrisë si antikushtetues, pra urdhrin e Edi Ramës dhe jo të ministres, dhe mesazhi që në gjykimin tim, që i dërgon qeverisë është “rishiko masat sepse ato masa jo vetëm kanë zgjatur së tepërmi, por janë tërësisht të ekzagjeruara dhe janë në mospërputhje me Kushtetutën dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve.”

Më 2 mars Gjykata Kushtetuese i kërkoi qeverisë të vendosi një afat kohor për masat kufizuese.

Ajo pranoi pjesërisht kërkesën e PR, e cila kërkoi shfuqizimin e këtyre masave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>