Mediu: Opozita parlamentare nuk kupton çfarë po kërkon

Mediu: Opozita parlamentare nuk kupton çfarë po kërkon

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e konsideron draftin e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor si “diçka të hartuar nga Partia Socialiste”.

“Unë shpresoj që Murrizi e të tjerët të dinë se çfarë kanë propozuar. Ata kanë propozuar që të mos ketë koalicione opozitare kundër qeverisë. Kjo do të thotë që PS vjedh vota të djathta.” – tha Mediu.

Aleati i Demokratëve akuzoi deputetët e opozitës parlamentare se nuk e kuptojnë atë që kanë kërkuar me ndalimin e koalicioneve dhe vendosjen e pragut 5% për partitë politike.

“Nuk e kuptojnë se çfarë kanë firmosur. Mendoj se ndoshta ia vlente që dolëm nga parlamenti si opozitë, por problemi ishte se u futën disa individë që nuk duhet të hynin në Kuvend.” – tha Mediu në Real Story.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>