Mediu: Partitë e koalicionit duhet të angazhohen për fitoren e zgjedhjeve

Mediu: Partitë e koalicionit duhet të angazhohen për fitoren e zgjedhjeve

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pas nënshkrimit të marrëveshjes me PD, është  shprehur se partitë e koalicionit duhet të jenë efektive, jo të mjaftohen vetëm me emrin në listë.

Jo vetëm të kenë emrin në listë, por të kenë njerëz në qëndrat e votimit, që t’i ofrohen si mbështetje kandidatëve, për të garantuar fitoren”, tha ai në një intervistë për BalkanWeb.

Ai vlerësoi qëndrueshmërinë e kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, që pavarësisht debateve të së mërkurës, ruajti një raport korrekt me opozitën.

Mediu gjeti rastin edhe të ironizojë kryeministrin Rama, duke thënë se koalicionet e tij janë individuale dhe pazaret kanë “rritur” inteligjencën e personave të zgjedhur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>