
Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të rishikojnë legjislacionin mbi pronën pasi siç u shpreh të shtunën Fatmir Mediu, pronarët janë në disfavor ndaj shtetit.
Gjatë një takimi me bizneset dhe banorë të Njësisë nr. 5 në Tiranë, kreu i Partisë Republikane quajti si “plagë” të shqiptarëve pronën, e cila sipas tij vazhdon të jetë një çështje e pazgjidhur.
Mbi 8 mijë persona janë vrarë si pasojë e konflikteve mbi pronën sipas Mediut.
Kreu i republikanëve tha se rishikimi i legjislacionit nënkupton disa pika ku kryesoret janë
- Anulimi i ligjit aktual,
- Rivlerësimi i vlerës së kompensimit,
- Vlerësime të drejta të vendimeve të drejta të Gjykatës së Strasburgut për kthimin dhe kompensimin e pronës private,
- Kthimin fizik të pronës private atje ku është toka e lirë,
- Kompensimin me vlerën e tregut kur toka nuk është e lirë,