Mediu premton rishikimin e legjislacionit mbi pronën

Nga Exit News
Mediu premton rishikimin e legjislacionit mbi pronën

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të rishikojnë legjislacionin mbi pronën pasi siç u shpreh të shtunën Fatmir Mediu, pronarët janë në disfavor ndaj shtetit.

Gjatë një takimi me bizneset dhe banorë të Njësisë nr. 5 në Tiranë, kreu i Partisë Republikane quajti si “plagë” të shqiptarëve pronën, e cila sipas tij vazhdon të jetë një çështje e pazgjidhur.

Mbi 8 mijë persona janë vrarë si pasojë e konflikteve mbi pronën sipas Mediut.

Kreu i republikanëve tha se rishikimi i legjislacionit nënkupton disa pika ku kryesoret janë

  • Anulimi i ligjit aktual,
  • Rivlerësimi i vlerës së kompensimit,
  • Vlerësime të drejta të vendimeve të drejta të Gjykatës së Strasburgut për kthimin dhe kompensimin e pronës private,
  • Kthimin fizik të pronës private atje ku është toka e lirë,
  • Kompensimin me vlerën e tregut kur toka nuk është e lirë,

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>