Mediu prezanton listën e kandidatëve të PR në Shkodër

Nga Exit News
Mediu prezanton listën e kandidatëve të PR në Shkodër

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të Partisë Republikane për zgjedhjet e 25 prillit.

Të hënën ai prezantoi listën e kandidatëve për deputetë edhe në Shkodër. Lista kryesohet nga Ditmir Harusha.

Pak ditë më parë ai zyrtarizoi listën e kandidatëve në Tiranë.

Ndërkohë sa i takon bashkëpunimit me opozitën ai u shpreh:

“Kandidat të PR dhe padyshim dhe kandidatë të opozitës. Për mua e rëndësishme është që të bashkohen votat, dhe votat nuk i bashkon vetëm Fatmir Mediu, por njerëzit që punojnë, dhe republikan edhe një demokrat, prandaj një listë sa më e integruar që prodhon sinergji dhe marrëdhënie të drejta është lista më përfaqësues dhe kam shtuar më tej është pesha elektorale e çdo subjekti”.

Ndërkohë më herët Mediu ka kërkuar që kandidatët e saj në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, të vendosen sipas peshës elektorale.

Të hënën ai ka folur pas prezantimit të listës në Shkodër për negociatat me PD duke thënë:

“Ne vazhdojmë negocimet, padyshim, mendoj që kur je në politik ke një raport me publik, jo vetëm me kolegët e opozitës, se nuk kemi të bëjmë këtu me një interes apo pazar të PR, por me një interes të shtuar nga publiku, se çfarë pritet nga opozita dhe sa më transparente të jetë kjo marrëdhënie, aq më mirë është për Bashën, Mediun, PD dhe P dhe pjesëtarët e tjerë të koalicionit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>