Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e quajti qeverinë Rama një “regjim të korruptuar dhe antikombëtar” dhe zgjedhjet e 25 prillit një betejë për “t’i dhënë fund” këtij regjimi.
Në një takim me koordinatorët e PR-së në Kavajë, Mediu e akuzoi Ramën se po përdor çdo mënyrë për të “manipuluar procesin zgjedhor”.
Rama po manipulon zgjedhjet me “bashkëpunim me struktura korruptive, kriminale, përdorimin dhe presionin mbi administratën shtetërore, ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, në kundërshtim me rekomandimin e BE, dhe tani në emër të pandemisë COVID-19, kërkon të mos lejojë partitë politike, të kryejnë aktivitetin e tyre elektoral”, shtoi Mediu.
Ai i bëri thirrje partive të opozitës të bashkëpunojnë për të ruajtur qendrat e votimit.