Mediu: Rama shkatërroi shtetin, largoi të rinjtë

Nga Exit News
Mediu: Rama shkatërroi shtetin, largoi të rinjtë

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se sistemi politik në vend është shndërruar në një shtet njëpartiak.

Gjatë një takimi me qytetarë të Kavajës, Mediu tha se kryeministri Edi Rama ka shkatërruar shtetin, e ka kthyer vendin në rrugë kryesore për trafikun e drogës.

Kemi një njeri që ka shkatërruar shtetin, ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar marrëdhëniet tona më të mira me partnerët tanë, e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e problemit në Ballkan, në rrugën e trafikut të drogës. Detyra jonë qytetare dhe kombëtare është të dalim për të votuar të gjithë në mënyrë masive”

Mediu tha se Rama është shkaktari i largimit masiv të të rinjve.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD-në në zgjedhjet e 25 prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>