Memli Krasniqi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së, sipas raportimit nga mediat kosovare.
Afati, për paraqitjen e kandidaturave nga ana e anëtarësisë së PDK-së, ka përfunduar të enjten dhe të shtunën pritet të mbahet konventa e partisë, që do të zgjedh zyrtarisht kryetarin.
Ish-kreu i PDK-së, Enver Hoxha dha dorëheqjen para një jave në prag të zgjedhjeve partiake dhe një ditë më parë, bëri me dije se nuk kishte qëllim të rikandidonte.
Krasniqi do të jetë kryetari i parë i PDK-së që nuk ka marr pjesë në luftë. Të gjithë kryetarët e mëparshëm, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Enver Hoxha, kanë dalë nga radhët e UCK-së.
Ai fillimisht u angazhua në parti në vitin 2004, duke drejtuar Qendrën për Studime Politike, pranë kabinetit të kryetarit të partisë, Hashim Thaçi.
Ndërkohë, në tetor të vitit 2006 ai u zgjodh Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës – subjektit rinor të PDK-së.
Një vit më vonë, Krasniqi u zgjodh deputet në parlamentin e vendit dhe në tetor të 2008 u emërua Këshilltar Politik i kryeministrit dhe Zëdhënës i qeverisë.
Pas rizgjedhjes si deputet në vitin 2010, ai u emërua në krye të Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve për perjudhën 2011-2014.
Në 2017, Krasniqi u rikonfirmua sërish si deputet dhe prej atëherë, shërbeu si kreu i grupit parlamentar të PDK-së.