Kryeministri Rama: Britanikët si fëmijët, shqiptarët qorra

Kryeministri Rama: Britanikët si fëmijët, shqiptarët qorra

Në 24 orët e fundit, krahas shumë deklaratave të tjera, Kryeministri Rama dha gjithashtu vlerësime për popullin britanik dhe atë shqiptar.

Shqetësimi i britanikëve për numrin e lartë të emigrantëve, Kryeministrit Rama i është dukur i pavend dhe aspak realist, si një debat i denjë për fëmijë:

 “Unë nuk mund ta imagjinoj se si një shoqëri kaq e mrekullueshme sikurse është shoqëria britanike mund të përfshihet në këtë lloj debatesh fëmijërorë. Pyesni gjermanët, pyesini francezët, pyesni danezët. Pyesni kë të doni mes më të pasurve a e kanë parë qiellin e tyre të nxirrë nga shqiponjat shqiptare… këto janë gjepura.”

Ndërsa për shqiptarët që nuk kanë parë siç duhet projektin e stadiumit të ri kombëtar të cilin nuk  e ka bërë publik ende, për Kryeministrin janë qorra:

“Për qorrat që s’duan të hapin sytë, po hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, punë dhe tani i janë turrur Shtëpisë së Re të Kombëtares, s’ka asnjë ilaç!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>