Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të behen pjesë e BE-së përmes një procesi të ri të anëtarësimit.
Franca i ka dërguar javën e kaluar qeverive të vendeve anëtare të BE-së një dokument jo zyrtarë i cili do të shërbej si bazë për nisjen e bisedimeve për reformimin e BE-së.
Franca propozon jo më nisjen e bisedimeve kapitull më kapitull me vendet kandidate por një proces të ndarë në shtatët stade. Dokumenti parashikon se qeveritë e vendeve të BE-së duhet të përcjellin propozimet e reja mbi reformimin e procesit të zgjerimit brenda janarit 2020.
Çdo etapë përfaqëson një bllok politikash, dhe një vend kandidat duhet të integrohet gradualisht në BE. Këto stade do të kombinohen me përmbushjen e tre principeve: kushte më të forta, përfitime të prekshme për qytetarët e vendit kandidatë dhe rikthim pas të procesit.
Vetëm pas plotësimit të stadeve, vendet kandidate mund të përfitojnë ndihma financiare nga BE dhe nga programet e saj.
Çdo arritje e një vendi do të vlerësohet një herë në vit në një takim vjetor të Këshillit Evropian me kreretë e vendeve anëtarë të BE-së dhe qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nëse një vend i BE-së nuk mendon se vendi kandidat i ka plotësuar kushtet e përfshira në një stad të caktuar, ai ka të drejtën e vetos për të ndaluar kalimin në një stad tjetër më të përparuar.
Shtatë stadet
Stadi i parë është shteti i së drejtës, të drejtat themelore, siguria dhe drejtësia. Kjo etapë do të vlerësohet vazhdimisht gjatë gjithë procesit të bisedimeve. Pas përmbushjes së saj, vendi do të përfitojë: pjesmarrje në programin Eurojust, bashkëpunimi evropian gjyqësor në Hagë.
Stadi i dytë lidhet me edukimin, rininë, kulturën, telekomunikacionin, energjinë dhe mjedisin. Pas përmbushjes së saj, vendi do të përfitojë: pjesmarrje në programin e shkencës Horizon 2020, dhe në në programin Erasmus.
Stadi i tretë përfshin punësimin, politikat sociale dhe konkurueshmërinë.
Stadi i katërt përfshin ekonominë, tregun e brendshëm. Pas përmbushjes së këtyre dy stadeve, vendi do të përfitojë: pjesmarrje në bashkimin bankar të BE-së.
Stadi i pestë përfshin Agrikulturën dhe tregun e brendshëm. Pas përmbushjes së saj, vendi mund të përfitojë fonde strukturore, ndihma në miliona euro.
Stadi i gjashtë përfshin punët e jashtme.
Stadi i shtatë përfshin çështje të tjera sipas përcaktimit në kapitullin 35 të procesit të anëtarësimit: çështje të tjera që lidhen me anëtarësimi dhe që nuk janë të përfshira në kapitujt më sipër, ose çështje që dalin gjatë rrugës, të cilat nuk janë parashikuar më parë.
Tre Parimet
Parimet përfshijnë kushte më të forta, më shumë mbështetje financiare dhe kthyeshmëri të procesit.
Parimi i parë lidhet me kriterin e kalimit nga një stad në tjetrin. Vendi do të vlerësohet për çdo stad sipas treguesve të mirëpërcaktuar të vendosur nga BE dhe nga organizatat e BE-së si Këshilli i Evropës, GRECO dhe OECD.
Parimi i dytë, përfitime të prekshme. Pasi të vendoset se vendi e ka plotësuar një stad atëherë, ai do të përfitojë fonde nga BE.
Parimi i tretë lidhet me kthyeshmërinë e të gjtihë procesit. Vendi kandidat, i cili nuk plotëson më kriteret ose pushon së përmbushuri detyrimet e vendosura nga BE do të humbë të drejtat e pëfituara deri në atë moment.
Arsyetimi i Francës për propozimin e ri
Franca tha se largimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nga vlerat demokratike dhe nga shteti i së drejtës do të ketë një çmim. Në dokument shkruhet:
Kalimi nga një stad në tjetër do të jetë i mirëpërcaktuar dhe do të lejojë verifikimin e efekshmërisë së tyre dhe kohëzgjatjen e zbatimit.
Kriteri i shtetit të së drejtës do të shikojë gjendjen e gjyqësorit dhe përmbushjen e politikave fiskale.
Këshilli i Evropës në Starsburg, organizatat e të drejtave të njeriut në BE, do të japin kriteret e tyre për përmbushjen e luftës kundër pastrimti të parave dhe zbatimit të kushtetutës.
Si dhe, Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim dhe Banka Botërore në Uashington do të caktojnë kriteret e tyre.
Nëse kushtet e reja nuk plotësohen, Franca do të votojë kundra hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vendet kundra propozimit të Francës
Austria, Kroacia, Çekia, Italia, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia kanë dalë kundra propozimit të Francës, për anëtarësime të reja sipas propozimit të ri. Ministrat e jas´htëm të këtyre vendeve i dërguan një letër Komisionit Evropian ku i kërkonin anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mars 2020.
Nënkryetarja e grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Katja Leikert e kritikoi ashpër propozimin francez për zgjerimin. Ajo u shpreh se:
Nuk mund të ketë një reformë të procesit të zgjerimit, në të cilën të gjitha stadet e zgjerimit do të kundërshtohen me veto, derisa të ketë një dakordësim, siç e ka bërë Macron në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.