Sanksionet janë një masë ndëshkimore që vendosen për shkeljen e një ligji dhe janë një mjet i rëndësishëm dhe i përdorur shpesh në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
Aktualisht më shumë se 40 sanksione janë në fuqi, të vendosura kundër shteteve ose organizatave si grupi terrorist al-Kaida, kompanive dhe individëve, raporton DW.
Këshilli i Bashkimit Evropian, i cili është përfaqësimi i 27 qeverive të BE, merr vendimin në mënyrë unanime për vendosjen e masave ndëshkuese.
Listat për sanksionet hartohen me ndihmën e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së dhe me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës.
Disa nga rastet e sanksioneve janë:
- Rasti i opozitarit rus Alexei Navalny– Ai dyshohet se u helmua nga shërbimet e inteligjencës ruse. Vende të BE kërkuan të vendosen sanksione ndaj Rusisë pas protestave për lirimin e tij.
- Sanksionet ndaj 40 zyrtarëve bjellorusë– Në tetor, Bashkimit Europian vendosi sanksione ndaj 40 zyrtarëve bjellorusë të akuzuar për manipulim votash dhe shtypje politike. Nga këto sanksione u përjashtua presidenti Lukashenko.
- Korea e Veriut për shkelje të të drejtave të njeriut
- Grupi Al Kaeda-organizatë terroriste
Atyre u mohohet hyrja në BE dhe llogaritë dhe pasuritë e tyre janë bllokohen.
Sanksione të ndryshme janë gjithashtu në fuqi kundër Somalisë, Malit, Kongos, Zimbabvesë dhe Sudanit, si dhe Venezuelës, Nikaragua, Iranit, Irakut, Pakistanit dhe Afganistanit.
Në Evropë, Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Bosnjë-Hercegovina dhe Turqia janë në listën e sanksioneve të BE.