Në një video konferencë, Kancelarja Merkel flet me Kryeministrin kosovar Albin Kurti. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë një video konferencë sot, 17 maj, me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Sipas njoftimit të qeverisë gjermane, temat e diskutimit janë marrëdhëniet dypalëshe dhe ekonomike, kursi i reformës kosovare, procesi i afrimit me BE dhe dialogu i ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimi virtual me Kurtin, Merkel do të takohet me kryeministrin dhe presidentin e Sllovenisë.