Gjermania do të ketë të vaksinuar 10 milion njerëz deri në fund të marsit, tha kancelarja Angela Merkel të martën, raporton Retuers.
Berlini dhe Bashkimi Europian kanë qenë nën kritika për vaksinimin. Kritikët kërkojnë të dinë se pse në vende të tjera si Britania, Izraeli apo SHBA po ecin me hapa më të shpejta.
Gjermania ka një popullsi prej rreth 83 milion.
Ndër arsyet e vonesës ishte vendimi i BE-së për të mos miratuar në mënyrë urgjente vaksinës e AstraZeneca. Por Merkel tha se kjo kishte qenë zgjedhja e duhur, duke pasur parasysh nevojën për të ruajtur besimin e publikut.
Sondazhet tregojnë se njerëzit në disa vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, janë më pak të gatshëm të marrin vaksina sesa në Britani. Disa prej tyre i shohin vaksinat si të rrezikshme.
“Edhe në skenarin më pesimist, në të cilin nuk u miratuan më vaksina, Gjermania do të ishte në gjendje t’i ofronte të gjithë popullsisë së saj një vaksinë deri në fund të verës”, tha Merkel duke shtuar se gjërat mund të lëviznin akoma më tej.
Duke përmendur raportet se vaksina Sputnik V e Rusisë kishte rezultuar mirë në prova, Merkel tha se çdo vaksinë që fitoi miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave do të ishte e mirëpritur në Gjermani.
“Unë kam biseduar me presidentin rus (Vladimir Putin) për këtë, ne kemi parë të dhëna të mira sot në lidhje me vaksinën ruse”, shtoi ajo.