Merkel, jemi vetëm në fillim të krizës së koronavirusit

Nga Exit News
Merkel, jemi vetëm në fillim të krizës së koronavirusit

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi të enjten se autoritetet duhet të mbeten në gatishmëri dhe të mos nxitohen me lehtësimin e masave pasi jemi ende në fillim të krizës së diktuar prej koronavirusit.

Në një videokonferencë me drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Merkel u shpreh se qytetarëve “do t’u duhet të bashkëjetojnë me Covid-19 për një kohë të gjatë”.

Udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të BE-së, pritet të nënshkruajnë një tjetër fond emergjence prej 540 miliardë eurosh që do t’u vijë në ndihmë sipërmarrësve.

Fondet parashikohen të shpërndahen përmes Mekanizmit të Stabilitetit Europian, strukturë e ngritur në përgjigjie të krizës financiare të vitit 2008.

BE-ja po shqyrton idetë për ngritjen e një plani të ngjashëm me atë të pas-Luftës së Dytë Botërore, njohur gjerësisht si Plani Marshall.

Shumë shtete, mes të cilave Italia, e kanë kërkuar një plan të tillë, që parashikon më shumë grante, se sa kredi, pasi shkalla e krizës ekonomike që pritet të prekë vendet parashikohet të kërkojë së paku 1,5 triliardë euro (1,500 miliardë).

Merkel ka garantuar mbështetje më të madhe nga Gjermania.

Rreth 2,7 milionë njerëz në botë janë infektuar me Covid-19, prej të cilëve rreth 1,2 milionë janë në Evropë.

Në rang botëror janë mbi 186 mijë viktima, prej të cilëve 100 mijë janë raportuar në Evropë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>