Merkel kërkon njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës

Nga Exit News
Merkel kërkon njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel u shpreh se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Në njoftimin e video konferencës, të mbajtur të hënën me Kurtin,  shkruhet se Merkel  “u pajtuan që procesi i dialogut duhet të jetë i drejtë” dhe “i ndërtuar mbi mirëbesim” dhe se rezultati i tij “duhet të jetë njohja reciproke”.

“Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial nuk mund të jenë temë e bisedimeve dhe nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008”, u shpreh Kurti, sipas Radio Evropa e Lirë.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë pritet të rinisë në qershor.

Kurti u shpreh kundër projektit të minis-shengenit ballkanit, duke thenë se rajoni ka nevojë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, por jo për projekte si zëvendësim i BE-së.

Ai shtoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë paralel me demokratizimin e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Kancelarja Merkel citohet të ketë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>