Merkel: Konferenca e parë Shqipëri-BE jo në 2020-ën

Nga Exit News
Merkel: Konferenca e parë Shqipëri-BE jo në 2020-ën

Kancelarja gjermane Angela Merkel mendon se konferenca e parë ndërqeveritare Maqedoni e Veriut-BE mund të mbahet brenda dhjetorit, ndërsa ajo me Shqipërinë ka më shumë gjasa të ndodhë në vitin 2021.

Gjatë një takimi virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, Merkel deklaroi:

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt.”

Më herët të hënën dhe Ambasadorët e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian u shprehën se Shqipëria nuk është ende gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vëna në mars 2020.

Ambasadorët vlerësuan punën e Shqipërisë për reformat, por theksuan se përpara konferencës së parë ndërqeveritare, vendi duhet të tregojë përparim më të madh në realizimin e kushteve të vëna nga udhëheqësit e BE-së në mars 2020.

Vendimi përfundimtar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërië dhe Bashkimit Europian do ta marrë këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së në 7 dhjetor.

Lajme te ngjashme