Merkel mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Merkel mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kancelarja gjeramane, Angela Merkel, shprehu mbështetje për nisjen e bisedimeve për anëtarsim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mbështetjen kancelarja e shprehu pas një takimi me homologun kroat, Andrej Plenkovic ku u fol për samitin e Ballkanit Perëndimor në Zagreb, që do të mbahet në muajin maj.

Deutsche Welle (DW) citoi Merkelin të thoshte se “është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Kancelarja gjermane u shpreh pro nisjes së negociatave me të dy vendet njëherazi, pasi siç tha ajo, kushtet janë plotësuar.

“Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”.

Merkel tha se pas mosarritjes së një marrëveshjeje vitin e kaluar, “tani do ta trajtojmë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, që në muajin mars”.

DW analizon se në Berlin presin që të mos ketë marrëveshje para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb.

Presidenti francez Emmanuel Macron bllokoi vitin e kaluar politikën e zgjerimit duke vënë në diskutim procesin. Mirëpo DW shkruan se së fundmi, pas takimit me kryeministrin kroat Plenkoviq, ai ka treguar sinjale tërheqjeje nga qëndrimet që kishte.

Plenkoviç e përmendi në Berlin takimin e tij me Macronin, por nuk dha detaje. Kroacia dhe më pas Gjermania kanë në dorë kryesinë e radhës së BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>