Merkel mbështet një izolim total, por të shkurtër, të Gjermanisë

Nga Exit News
Merkel mbështet një izolim total, por të shkurtër, të Gjermanisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet një “bllokim uniform i shkurtër ” për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas DW, një zëdhënëse e kancelares vuri në dukje se sistemi shëndetësor gjerman është në vështirësi, me rritjen e rasteve.

Çdo thirrje për një mbyllje të shkurtër dhe uniforme është e drejtë,” tha zëdhënësja Ulrike Demmer. “Gjithashtu, një qasje e përbashkët në të gjithë vendin do të ishte e rëndësishme këtu.”

Edhe disa udhëheqës të shteteve gjermane kanë mbështetur propozimin për një periudhë kufizimesh të rrepta, që të zbatohen njësoj në te gjithë vendin.

Kjo, pasi zbatimi i rregullave të ndryshme në 16 shtetet e Gjermanisë nuk po e ndihmon situatën.

Demmer tha në deklaratën për shtyp se  numri i pacientëve nën kujdes intensiv, po ashtu, ishte rritur.

Ne kemi nevojë për një incidencë të qëndrueshme nën 100,” tha ajo, duke iu referuar numrit të rasteve të reja me COVID-19 për 100,000 banorë.

Shifra kombëtare raportohet të jetë mesatarisht 110.1 raste të reja për 100,000 banorë, sipas Institutit të vendit Robert Koch për sëmundjet infektive.

Sipas sistemit federal të Gjermanisë, secili shtet në fund të fundit ka fuqinë të vendosë rregullat e tij të koronavirusit. Disa kanë dështuar të vendosin kufizime më të ashpra, pavarësisht numrave të rasteve që tejkalojnë një “frenë emergjence” të rënë dakord në shkallë vendi, dhe madje vazhduan me një relaksim të rregullave.

Ndër ata që bënë thirrje për një bllokim të shkurtër dhe më të ashpër është Armin Laschet, kreu i partisë Demokristiane të Merkel.

Ai tha se një “urë bllokimi” mund të jetë e nevojshme për të përmbajtur rastet, derisa të vaksinohen më shumë njerëz.

Por Laschet ka qënë i paqartë se çfarë nënkupton saktësisht dhe qëndrimi i tij i fundit është kritikuar ashpër sepse ndryshon nga ai i pak ditëve më parë.

Më herët ai u kritikua nga Merkel për rezistencë ndaj masave më të ashpra.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>