Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vihet në karantinë pasi një mjek me të cilin ajo ishte takuar është diagnostikuar me koronavirus.
Lajmi u raportua nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert, i cili pohoi se një doktor me të cilin Merkel qe takuar të premten ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Megjithatë Seibert siguroi se “edhe në karantinë, Kancelarja do të vazhdojë punët shtetërore”.
Vendosja në karantinë e Kancelares Merkel vjen pasi Gjermania vendosi të ndalojë grumbullimet e 2 ose më shumë personave në rrugë, kjo si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Në Gjermani numërohen rreth 24 mijë persona të infektuar dhe më pak se 100 të vdekur.