Merkel ngre pyetje mbi pezullimin e Tramp nga Twitter

Nga Exit News
Merkel ngre pyetje mbi pezullimin e Tramp nga Twitter

Vendimi i Twitter për të pezulluar llogarinë e Presidentit të SHBA Donald Trump po i shtyn udhëheqësit evropianë, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, të theksojnë nevojën për të rregulluar me ligj funksionimin e kompanive të mediave sociale.

Të hënën, një zëdhënës i Merkel tha se ndalimi Tramp në Twitter ishte “problematik”, raporton Politico.eu

“Tek e drejta themelore [e lirisë së shprehjes] mund të ndërhyhet, por përgjatë linjave të ligjit dhe brenda kornizës së përcaktuar nga ligjvënësit. Jo sipas vendimit të menaxherëve të platformave të mediave sociale, ” tha zëdhënësi i qeverisë Stefën Zibert.

Megjithatë, Zibert shtoi se “qeveria gjermane është e bindur që operatorët e rrjeteve sociale mbajnë një nivel shumë të lartë përgjegjësie … për të siguruar që komunikimi politik të mos helmohet nga urrejtja, gënjeshtrat ose nga nxitja e dhunës”.

Pezullimi i Trampit në Twitter vjen ndërsa BE po bën presion për të zgjeruar rregullimin e platformave dixhitale përmes Aktit të Shërbimeve Dixhitale dhe Aktit të Tregjeve Dixhitale.

Tieri Breton, një nga komisionerët kryesorë të BE-së që qëndron pas këtyre reformave, është shprehur me herët se “fakti që një CEO mund të tërheqë prizën e altoparlantit të presidentit të amerikës pa ndonjë kontroll dhe ekuilibër është hutues. Kjo nuk është vetëm konfirmim i fuqisë së këtyre platformave, por gjithashtu tregon dobësi të thella në mënyrën e organizimit të shoqërisë sonë në hapësirën dixhitale. ”

Twitter vendosi t’i pezullojë përgjithmonë llogarinë presidentit Donald Tramp për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejme të dhunës.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>