Merkel: Open Balkans nuk mund të zëvendësojë Tregun e Përbashkët Rajonal

Nga Exit News
Merkel: Open Balkans nuk mund të zëvendësojë Tregun e Përbashkët Rajonal

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas përfundimit të takimit me kryeministrin Rama, kancelarja gjermane Angela Merkel i dha fund dyshimeve mbi qëndrimin e Gjermanisë mbi projektin Open Balkans.

E shtyrë prëj gazetarëve, ajo sqaroi se Open Balkans nuk mund të zëvendësojë Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, megjithëse çdo nismë bashkëpunimi ishte e mirëpritur.

Më herët, ajo deklaroi se Procesi i Berlinit ka rritur bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit.

Merkel përshëndeti marrëveshjen e Tregut të Përbashkët Rajonal, të nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të implementuar 4 liritë, ndonëse jo të gjitha vendet janë angazhuar njësoj.

Po ashtu, ajo saktësoi se Procesi i Berlinit nga ana e tij nuk zëvendëson integrimin, por ai është një hap drejt tij dhe vendet janë në stade të ndryshme integrimi.

Merkel përshëndeti përgëzoi përpjekjet për të ristrukturuar drejtësinë dhe pohoi se Shqipëria dhe Maqedonia kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Ajo bëri me dije se në drekën më ushëheqësit e rajonit ishin diskuruar edhe projektet infrastrukturore, për të cilat tha se po shihen rezultatet e para, duke përmendur nisjen e punimeve për autostradën e paqes.

Merkel deklaroi se integrimi i vendeve të rajonit në BE ishte interes strategjik i Gjermanisë.

 

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme