Merkel refuzon SHBA-të për patentën e vaksinës Covid-19

Nga Exit News
Merkel refuzon SHBA-të për patentën e vaksinës Covid-19

Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë ka refuzuar kërkesën e SHBA-ve për të hequr dorë nga të drejtat e autorësisë për formulat e prodhimit të vaksinës Covid-19.

Në një konferencë shtypi pas një takimi me udhëheqës të tjerë të BE-së, Merkel u shpreh se një vendim i tillë do të dëmtonte inovacionin.

Vaksinat ishin produkte “shumë të ndjeshme”, tha Merkel, duke shtuar se prodhuesit tashmë janë duke punuar me shpejtësi të lartë për të rritur kapacitetet, përfshirë përmes partneriteteve të licencimit.

Gjermania ka dy kompani që prodhuan vaksina BioNTech dhe Curevac që po pergatitet të marrë miratim.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme