Merkel viziton opozitarin rus në spital

Nga Exit News
Merkel viziton opozitarin rus në spital

Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi kryetarin e opozitës ruse Alexei Navalny, në spital në Berlin, sipas burimeve të gazetës gjermane Der Spiegel, raportoi Reuters, sot (28 shtator). Vizita e kancelares tregon se sa seriozisht ajo e ka marrë këtë çështje. Por një zëdhënës i Merkelit nuk komentoi mbi ngjarjen.

Navalny po kurohet prej 32 ditësh në Berlin, pasi u helmua me një agjent nervor në avionin për në Kremlin.

Qeveria gjermane ka thënë se testet e kryera në Gjermani, Francë, dhe Suedi tregojnë se Navalny u helmua me agjentin nervor Novichok dhe ka kërkuar shpjegim nga Kremlini.

Rusia ka mohuar të ketë lidhje në këtë ngjarje dhe u shpreh se duhet ët shohë provat që të vendosë për krimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>