Merret në mbrojtje prokurori që urdhëroi arrestimin e Ardian Çapes

Nga Exit News
Merret në mbrojtje prokurori që urdhëroi arrestimin e Ardian Çapes

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi kërkesën e prokurorit të Elbasanit, Ridvan Sukaj për tu marrë në mbrojtje.

Ai kishtë bërë kërkesë për mbrojtje pas arrestimit të Ardian Çapjas. Prokuroi Sukaj urdhëroi arrestimin e 53-vjecarit Ardian Capja. Pas këtij momenti, prokurori i çështjes iu drejtua KLP-së me një kërkesë për mbrojtje fizike, duke pretenduar se ndihet i kërcënuar për jetën e tij dhe të familje.

Ardian Çapja u vu në pranga një ditë më parë për vrasjen e Gentian Beqirit, ndërsa në kërkim u shpall nipi i tij, Florenc Çapja.

Ata janë akuzuar edhe më parë për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006.

Në vitin 2012, ata u gjykuan për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirajt. Sipas policisë autorët e kësaj vrasjeje të dyfishtë janë Ervis Bardhi (38 vjeç) dhe Etien Çani (28-vjeç).

Ndërsa në 2016, Ardian Çapja u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>