Mirel Mertiri ka paditur BIRN në gjykatën e tiranës duke kërkuar shpërblim për dëmin jopasuror dhe ekzistencial.
Padia erdhi pas publikimit të një artikulli të BIRN në lidhje me inceneratorët. Mertiri kërkon gjithashtu fshirjen e këtoj artikulli.
Ai pretendon se artikulli përmban aludime dhe etiketime fyese, të cilat i kanë denigruar figurën dhe i kanë cenuar jetën personale, familjare, sociale dhe pasurore.
Mertiri i konsideron faktet në shkrim të pabaza, sa kohë që sipas tij nuk ekziston ndonjë vendim nga institucionet kompetente që ta ketë ngarkuar atë me përgjegjësi penale apo administrative.
Ndërkohë BIRN deklaroi se i qëndron shkrimit të publikuar dhe është e gatshme që të përballet në gjykatë me të gjitha pretendimet e paditësit.
“Në vlerësimin tonë kjo është një padi e llojit SLAPP (Strategic Laësuit Against Public Participation), një padi e cila ka qëllim të censurojë dhe të intimidojë. Ne i qëndrojmë fakteve të publikuara dhe do të vazhdojmë të publikojmë gazetari që është në interes të publikut, qoftë për inceneratorët apo çdo biznes tjetër koncesionar,” deklaroi drejtoresha ekzekutive e BIRN, Kristina Voko.