Mesfushorja e Vllaznisë, Wai Yuen-Ting njofton largimin e saj nga klubi

Nga Exit News
Mesfushorja e Vllaznisë, Wai Yuen-Ting njofton largimin e saj nga klubi

Mesfushorja nga Hong Kong-u e klubit shqiptar Vllaznia, Wai Yuen-Ting, ka njoftuar largimin e saj nga klubi.

27-vjeçarja mbante pozicionin e mesfushores sulmuese dhe ishte qytetarja e parë nga Hong Kong-u që fitoi një titull në ligën e futbollit evropian. Vllaznia fitoi titullin e saj të shtatë pasi kryesoi ligën shqiptare dhe fitoi një vend kualifikues në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Fatkeqësisht, Wai tha se do të kthehet në Hong Kong pasi nuk arrinti një marrëveshje me klubin. Ajo më parë kishte deklaruar se do të priste fundin e sezonit përpara se të negocionte kushtet e kontratës së saj.

Ekipi i qytetit të Shkodrës e përfundoi sezonin me 18 ndeshje të fituara dhe me një barazim kundër Apolonisë.

Në korrik, skuadra fitoi ligën për të shtatën herë me radhë, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 4-1. Ata shënuan gjithsej 170 gola gjatë sezonit.

 

Lajme te ngjashme