Mësimi në të gjitha shkollat e vendit do të zhvillohet pa turne dhe me kohëzgjatje normale duke nisur nga e hëna, njoftoi ministrja e Arsimit, Evis Kushi të premten.
Mësimi në arsimin parauniversitar nisi më 27 shtator por masat e pandemisë bënë që ai të ishte me orë të reduktuara dhe me turne për shkak se klasat nuk mund të mbusheshin plotësisht.
Këto detyrime tashmë janë hequr, ndërkohë që arsimtarëve iu kërkohet të vaksinohen për t’u paraqitur në punë ose test negavit COVID të përditësuar çdo javë.
Duhet vënë në dukje se Ministria e Shëndetësisë i hoqi universiteteve detyrimin për t’iu garantuar mënyra alternative mësimi studentëve të pavaksinuar.