
Presidenti Ilir Meta akuzoi sërish të enjten qeverinë për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se “ka thelluar pabarazitë”.
Ai tha se qeveria nuk i ndali “përpjekjet e qeverisë për të shkatërruar demokracinë” as gjatë pandemisë.
Meta përmendi shembjen e Teatrit Kombëtar si dhe miratimin e koncesioneve dhe “akteve antikushtetuese”.
“Duke e përshëndetur mesazhin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç bashkëndaj të njëjtin qëndrim se ky duhet të jetë viti për t’i thënë NDAL shkeljes së të drejtave të njeriut”, tha Meta përmes një postimi në Facebook.
Zgjedhjet e 25 prillit ai i cikësoi si “referendum historik” dhe shtoi se “qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor”.