Presidenti Ilir Meta akuzoi Avokaturën e Shtetit se nuk i ka dhënë informacionin e kërkuar mbi paditë e vendit në Gjykatën e Arbitrazhit.
“Avokatura e Shtetit ka shkelur ligjin duke mos i dhënë informacion Presidentit. Kushtetuta në nenin 92, përcakton qartë se institucionet duhet të japin sqarim për detyrat e tyre. Ata do ët duhet të përballen me ligjin”, tha presidenti për median, të premten.
“Që në datën 13 korrik 2020 i kam kërkuar Avukaturës së Shtetit të më informojë për situatën, detyrimeve të shtetit shqiptar që shkojnë deri në 100 mln euro për vetëm një cështje në arbitrazh.
Në 14 shtator i dhashë mundësi të dytë Avokaturës së shtetit për këtë informacion edhe pse ishin në shkelje të Kushtetutës. Kjo është përpjekje e hapur për të fshehur informacionet për çështjet e humbura”.
Ai akuzoi se për humbjen e Shqipërisë në Gjykatat e Arbitrazhit kanë ndikuar “deklaratat e kryeministrit”.