
Në një komunikim me gazetarët, Meta akuzoi Prokurorinë dhe SHISH-in si të njëanshëm, ndërsa për policinë tha se bëhët palë mes grupeve kriminale rivale.
Ai ftoi organet ligjzbatuese “të shkëputen nga preferencat partiake” dhe paralajmëroi se”do të mbajnë përgjegjësi për ngjarjet e rënda në vend.”
Presidenti premtoi gjithashtu ligj të veçantë për punonjësit e adminsitratës, të cilët do të përfshiheshin në manipulimin e votave.
Meta pohoi se dënimi për këtë kategori do të ishte përjashtimi përgjithmonë nga shërbimi civil.