
Presidenti Ilir Meta ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin, si përfaqësues të organizatës mafioze “Ndrangheta”.
Në një postim në Facebook, Meta i ka bërë thirrje prokurorëve dhe gjykatësve të mos dëgjojnë urdhërat e tij.
Postimi i Presidentit:
“Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”.