
Presidenti Ilir Meta i kërkoi qytetarëve të shmangin çdo incident dhe provokim të qëllimshëm me qëllim “dëmtimin e zgjedhjeve dhe imazhit të Shqipërisë”.
Meta në një postim në Facebook, i bëri thirrje edhe policisë të ruajë rendin, të zbatojë ligjin e të mos bëhet palë me politikën.
“Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve.
Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit”, shkroi Meta, në Facebook.
Këtë javë u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë në Elbasan gjatë përplasje së mbështetësve të PD-së dhe PS-së.