Meta apel qeverisë ta marre seriozisht situatën

Nga Exit News
Meta apel qeverisë ta marre seriozisht situatën

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të angazhohet seriozisht dhe të kërkojë ndihmën e vendeve të huaja për të përballuar situatën me zjarret në vend.

“Është tepër urgjente organizimi i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe minimizuar pasojat tepër të rënda në pasuritë publike dhe private”, shkroi Meta në një postim në Facebook, të martën.

Ai shprehu familjes se  Andrea Haxhiaj i cili humbi jetën si pasojë e zjarreve në zonën e Gjirokastrës.

Meta gjithashtu i kërkoi banorëve të jenë bashkëpunues me forcat zjarrfikëse për evakuuimin nga banesat e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>