
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë.
Pas një takimi për përfaqësues të Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën, Meta shkroi në Facebook:
“E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën.
Koha që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.”