Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të krimit zgjedhor. Në një konferencë për gazetarët, Meta I ftoi qyetarët të denoncojnë në faqen e tij të gjitha rastet, duke theksuar se intimidimi i votuesve është një kërcënim real.
“I ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen nismës ‘denonco krimin e zgjedhor’, ku çdo qytetar mund dhe duhet të demaskojë çdo veprim që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës. Rreziku i intimidimit të votuesit, shitblerjes së votës është prezent. Duhet të bëhemi barrikadë për këto veprime të papranueshme në një vend demokratik.“
Meta tha se krimi zgjedhor dhunon vullnetin e zgjedhësit, përdhos Kushtetutën dhe të drejtat, liritë e vlerat universal.
Meta tha se çdokush që do të prekë votën e qytetarëve nuk do të ketë shpëtim. Ai theksoi se kush prek votën do të ketë ndëshkim “të mrekullueshëm e spektakolar.”
Sipas tij, degradimi i zgjedhjeve me modelet e Shijakut dhe Dibrës, e kanë bërë Shqipërinë të ëndrrrojë zgjedhjet si në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.