Politikanë shqiptar e të huaj urojnë Vjosa Osmanin për marrjen e detyrës së Presidentes

Nga Exit News
Politikanë shqiptar e të huaj urojnë Vjosa Osmanin për marrjen e detyrës së Presidentes

Pas zgjedhjes në postin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka marr urime nga politikan shqiptar dhe të huaj.

Presidenti Meta, me anë të një postimi në “Facebook”, përveç urimeve, shprehu bindjen se Presidentja Osmani “do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona“.

Meta shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Po ashtu edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përdori rrjetin Facebook për t’i shprehur urimet Presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Jam i bindur se presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, antarësimin e Kosovëes në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik,” shkruajti Basha.

Ai deklaroi se PD qëndron në krah të qytetarëve kosovar dhe isntitucioneve kosovare për të përballuar sfidat e përbashkëta.

Urimet nuk munguan edhe nga delegacioni i BE dhe ambasada e SHBA-ve në vend.

Zyra e BE në Kosovë uroi Osmanin përmes një statusi në Facebook, duke thënë se presin të punojnë me të dhe institucionet e sapoformuara të Kosovës.

LEXO  KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa

Kosova tani duhet të rifillojë reformat në lidhje me BE dhe të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE,” shkruan delegacioni europian.

Edhe ambasadori amerikan,  Philip Kosnett, uroi në Twitter Vjosa Osmanin për detyrën, duke shtuar se “Sh.B.A mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”.

Edhe Komisioneri për Zgjerimin Europian, Oliver Varhelyi shprehu urimet Osmanin për zgjedhjen si presidente përmes rrjetit Twitter.

“#BE pret të punojë me Presidentin, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e lidhura me #BE, në interes të njerëzve të #Kosovës”, shkruan ai.

Po ashtu Varhelyi shtoi se prioritet mbetet dialogu me Serbinë.

Një tjetër politak shqiptar që i ka përcjell urime të përzemërta Vjosa Osmanit, ka qënë ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Vjosa ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri, qendrueshmëri ndaj idealeve që beson dhe karakter, cilësi të cilat nuk prodhojnë sukses të menjëhershëm në politikë,” shkruan Bushati në Facebook.

Ai ka shtuar se Vjosa ka fituar përmes mbështetjes së njerëzve, jo instrigave politike.

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme