Presidenti Meta i ka kërkuar kreut të PD-së Basha që të mbrojë marrëveshjen e 5 qershorit, në Këshillin Politik, për Kodin Zgjedhor.
Pas përfundimit të takimit, sipas Shqiptarja.com, Meta ka thënë se nuk mund të bëhen aventura me Kushtetutën dhe se është roli i Bashës, që me qetësi dhe përgjegjshmëri të ndalojë përpjekjen ‘për të cenuar rëndë Kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar cdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend.’
Po sipas Shiptarja.com, Basha fillimisht ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë së Covid-19. Pastaj ai është shprehur se Rama po prish marrëvshjen e 5 qershorit duke rrezikuar izolimin e vendit.
Basha ka theksuar se marrëveshja e 5 qershorit është negocinuar me SHBA-në-BE-në dhe Britaninë e Madhe, për të sjellë normalizimin e klimës politike në vend dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve.
Ai akuzoi Ramën se përdori disa deputetë të opozitës parlamentare për të bërë ndryshime në Kushtetutë dhe për të hedhur në kosh marrëveshjen me PD-në e LSI-në.
“Nëse këto ndryshime ndodhin do të bëhemi vendi i dytë pas Rusisë, ku kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie për interesa politike jo të qytetarëve,” është shprehur Basha.