Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për rikthim të vlerave të patriotizmit në vend dhe tek të rinjtë.
Me rastin e ceremonisë së 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, Presidenti, në një postim në Facebook, të shtunën bëri thirrje për rikthimin e “shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre”.
“Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare”, shkroi Presidenti.