
Presidenti Ilir Meta vlerësoi me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, themeluesin e arkeologjisë shqiptare, Prof.Hasan Ceka dhe arkeologun francez, Leon Rey.
Ndërsa, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Meta dekoroi Jean Gabriel Rey, për zbulimet arkeologjike në Apolloni.
Meta në një njoftim në Facebook, të mërkurën vlerësoi:
Leon Rey si nismëtari i gërmimeve arkeologjike në Apoloni, në vitin 1923 dhe zbuluesi i monumenteve kryesore, që përbëjnë sot qendrën e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Hasan Ceka, bashkëpunëtori i tij shqiptar, në ato gërmime, është vazhduesi i punës për krijimin e qendrës arkeologjike më të madhe të Shqipërisë.
Jean Gabriel Rey, i biri i Leon Reyt, mbajti të gjallë veprat, përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shqipërisë të babait të tij.