Presidenti Meta dekoroi të mërkurën dy basketbollistët e njohur Luan Shatkun dhe Agim Lahin.
Gjatë ceremonisë në presidencë, Meta shprehu vlerësimin për ‘kontributin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e basketbollit shqiptar, duke përfaqësuar denjësisht fanelat e ekipeve të tyre dhe flamurin kuq e zi në arenat ndërkombëtare’.
Presidenti dekoroi Luan Shatkun, pas vdekjes, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, ndërsa Agim Lahi e dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”.