Meta dekoron ekipet kosovare të kërkim-shpëtimit

Meta dekoron ekipet kosovare të kërkim-shpëtimit

Presidenti Meta dekoroi sot të gjitha ekipet kosovare të Policisë dhe të Sigurisë që morrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai i nderoi me:

Medaljen e Artë të Shqiponjës — Njësia Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

Medaljen e Artë të Shqiponjës — Task Forca e Kombinuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” — Njësia Speciale Operative e Policisë.

Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” — Ekipi i Zjarrfikësve të Kosovës; Njësia K9 e FSK-së; Ekipi i Koorporatës Energjetike;  Njësia e Çetës së Shpëtimit të Minierës së Artanës; si dhe Njësia e Çetës së Shpëtimit të Minierës së Trepçës.

Në fjalen e tij, Presidenti Ilir Meta falenderoi Kosovën për ndihmën që i dhanë vendit tonë:

“Do ju jemi gjithmonë mirënjohës forcave të Kosovës, ekipeve të kërkim-shpëtimit, të shëndetësisë, policisë ushtarake, ekipit të vlerësimit, njësisë zjarrfikëse, etj, që treguan solidarizim, profesionalizëm dhe gatishmëri.

Tërmeti i 26 nëntorit tundi fort, si asnjëherë më parë, themelet e shumë ndërtesave në Shqipëri, dhe madje i rrëzoi shumë keq disa prej tyre, por tregoi se themelet e solidaritetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë”.

I pranishëm në aktivitet kryeministri Haradinaj tha se “të bashkuar nuk ka tërmet që në ligështon”.

Aktiviteti u zhvillua në Kazermën Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” në Prishtinë”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme