Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” piktorët Buron Kaceli, Mustafa Arapi dhe Qamil Prizreni. Dekoratat u dhanë me motivacionin për kontribut në jetën artistike dhe kulturore të vendit.
“Arti dhe artistët shqiptarë, meritojnë vlerësime dhe falënderime të thella për çdo gjë që bëjnë për lartësimin e kulturës sonë kombëtare dhe një mbështetje më të madhe nga të gjithë ne për të ardhmen”, u shpreh Meta gjatë prezantimit të dekoratave tek familjarët e artistëve, të shtunën, 3 prill.