Meta denoncon prishjen e objekteve në proces legalizmi në Vlorë

Nga Exit News
Meta denoncon prishjen e objekteve në proces legalizmi në Vlorë

Presidenti Meta akuzoi nga Vlora Kadastrën dhe IKMT, për prishjen e paligjshme të objekteve në proces legalizimi në Radhimë, ndërkohë që nuk kishte një plan rikualifikimi në zonë.

Ai u shpreh se IKMT, bashkia dhe Kadastra Vlore nuk kanë bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, duke i vonuar përgjigjen për 16 muaj.

Të gjitha veprimet e IKMT dhe Kadastrës janë kryer, ndërkohë që nuk ka patur projekt rikualifikimi. Pra, ka qënë gënjeshter projekti,” tha Meta.

Presidenti pohoi se kërkesa e IKMT ndaj Kadastrës, për përjashtimin e objekteve nga legalizimi, ishte e paligjshme.

IKMT ka zbatur keq ligjin dhe ka ndërshkuar keq qytetarët me gjoba, ndërkohë që kanë qënë që prej 2005 në proces legalizimi.

Meta denoncoi cenimin e të drejtave themelore të qytetarëve dhe shtoi se qytetarët e morën përgjigjen nga audio përgjimi i drejtorit të Hipotekës, Artan Lame.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme