Meta dhe Basha falenderojnë BE-në për ndihmën në shuarjen e zjarreve

Nga Exit News
Meta dhe Basha falenderojnë BE-në për ndihmën në shuarjen e zjarreve

Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha kanë falenderuar Çekinë dhe Hollandën për dërgimin e dy helikopterëve në ndihmë të shuarjen e vatrave të zjarrit, të mërkurën.

Meta në një postim në Facebook shkroi se:

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike”.

 Basha në një postim në Twitter shkroi se:

 “Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështirë”.

 Çekia dhe Hollanda dërguan dy helicopter për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>